Sipas Haradinajt AAK-ja po fuqizohet çdo ditë

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK’së thotë se partia e tij po fuqizohet çdo ditë e më shumë. Komentet ai i bëri pas takimit me anëtarë nga Kilna, Suhareka, Obiliqi dhe Peja.

“Diskutuam çështje me rëndësi për qytetarët e këtyre komunave, si dhe programin e AAK-së për zhvillim e mirëqenie. Aleanca po fuqizohet çdo ditë!”, theksoi Haradinaj.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Vazhduam sot takimet me degët e Aleancës, me ç’rast pritëm kolegët nga Klina, Suhareka, Obiliqi dhe Peja.

Diskutuam çështje me rëndësi për qytetarët e këtyre komunave, si dhe programin e AAK-së për zhvillim e mirëqenie.

Aleanca po fuqizohet çdo ditë!

RH

Të ngjashme