Sipas Kocijançiqit, bllokimi nuk është alternativë në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë se status quo-ja nuk është një alternativë për rifilliminn e shpejtë të dialogut Kosovë -Serbi.

Ajo në një intervistë për Shekullin, Kocijançiq rikujtoi se deri më tani është thënë se Bashkimi Evropian, ShBA dhe vendet e tjera i kërkuan Prishtinës zyrtare të shfuqizojë masën në mënyrë që të lejojë një vazhdim më të shpejtë të dialogut.

“Siç thuhet në mënyrë të përsëritur, Bashkimi Evropian së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjera, i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të pezullojë menjëherë tarifat në mënyrë që të lejojë rifillimin e shpejtë të Dialogut. Status quo-ja nuk është një alternativë dhe nuk ka alternativë për rifillimin e shpejtë të dialogut midis Palëve”.

“Tarifat jo vetëm që qëndrojnë në rrugën e dialogut, por edhe qëndrojnë në rrugën e integrimit evropian të Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme