Sipas ministrit Krasniqi, deputetët e mazhorancës nuk mund të kenë mendim ndryshe nga Qeveria

Prishtinë | 27 Kor 2022 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se një deputet nuk mund të jetë me mendime të njëjta të opozitës derisa është pjesë e koalicionit qeverisës të vendit.

Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka theksuar se deputetja Duda Balje e cila është pjesë e Grupit Parlamentar Multientik duhet të ketë qëndrim të njëjtë me pjesëtarët e këtij grupi pasi sipas tij, ajo i përfaqëson ata në Komisionin për Energji.

“Pjesëmarrja në qeveri bazohet në një marrëveshje të ndërsjellë edhe nëse një grup parlamentar apo një deputet nuk përputhet me qëndrimet e qeverisë,atëherë nuk mund të jetë edhe ne qeveri”.

“Duhet të jetë uniform, për çështje të rëndësishme siç është trusti nuk mund të jesh edhe pjesë e qeverisë edhe të kesh mendime të opozitës kjo nuk shkon me njëra-tjetrën”.

“Edhe unë si një ministër që e ka tash bazën politike tek ai grup parlamentar, sinqerisht e ftoj deputeten Duda Balje të rimendojë nëse pajtohet me qëndrimet e Grupit Multietnik, nëse dëshiron të jetë pjesëmarrëse në Grupin Multietnik”,ka thënë Krasniqi.

Deputetja Duda Balje ka thënë se arsyeja se pse deputeti Armend Muja kërkoi dorëheqjen e saj nga Komisioni për Energji, lidhet me faktin se LVV e do në Komision një deputet nga Grupi Multietnik, që do të votonte ashtu siç dëshiron partia në pushtet.

Të ngjashme