Sipas raportit vjetor të BQK-së, gjatë 2017-tës janë rritur investimet e huaja direkte

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 13:52 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fehmi Mehmeti, Guvernator i Bankës Qendrore (BQK), ka paraqitur pasqyrën financiare për vitin 2017 para komisionit për Buxhet dhe Financa.

Raporti i BQK-së u votua unanimisht me rekomandim që Guvernatori të raportojë në seancë.

Guvernatori i BQK-së tha se ekonomia e Kosovës po vazhdon të rritet.

“Gjatë vitit 2017, BQK ka arritur t’i realizojë dispozitat e veta. Një vëmendje e veçantë u është kushtuar shërbimit të mirë të ofruar nga BQK. Ekonomia e Eurozonës kishte ndikim në ekonominë e Ballkanit Perëndimor të cilat dhanë kontribut të rëndësishëm në ngritjen e ekonomisë. Ekonomia e Kosovës vazhdon të rritet”.

Sipas Mehmetit, gjatë vitit 2017 janë rritur investimet e huaja direkte, raporton Ekonomia Online.

“759.2 milionë euro rritja e remitancave gjatë vitit 2017. Në vitin 2017 investimet e huaja direkte janë rritur. Bartës kryesor i rritjes së ekonomisë për vitin 2018 pritet të jenë investimet publike dhe private. Numri i bankave të licencuara nga Banka Qendrore për vitin 2017 ka shënuar rritje”.

Ai tha se BQK-ja nuk mund të ndikojë në zvogëlimin e normave të interesit të institucioneve mikrofinanciare, raporton EO.

“Ne nuk mundemi me ndiku që me i ulë këto norma. Ndërkaq edhe pse kanë normë të madhe po shihen që janë atraktive për qytetarët. Ne si bankë kemi për detyrë ta rritim konkurrencën dhe në këtë mënyrë mund të ulet norma”.

Lumir Abdixhiku, kryeyar i Komisionit paraqiti shqetësimin për normën e lartë të kredive nga institucionet mikrofinanciare.

“Një prej pikave kryesore është kreditimi dhe diferenca e normës bankare dhe mikrofinanciare. Institucionet mikrofinanciare japin kredi 3 herë më të lartë se bankat. Është interesant që numri i njerëzve që marrin këto kredi i kthejnë ato, më intereson të di politikën e BQK-së në këtë drejtim”.

“Çfarë shërbimi po i bëjnë këto institucione Kosovës me këtë normë kaq të madhe të kredive. 3.7% është rritja ekonomike e Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme