Sipas Vuçiqit, pengimi i Kosovës në Interpol, mision gati i pamundur

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, fajësoi Kosovën për ndërprerjen e dialogut. “Dialogu me Kosovën do të vazhdojë kur Prishtina të pranojë të sillet në mënyrë të qytetëruar dhe në përputhje me rregullat që vetë i ka pranuar para shumë vitesh”, është shprehur ai, transmeton Koha.net.

Ai para gazetarëve deklaroi se Serbia dëshiron dialog.

Duke folur, ndër të tjera, për përpjekjet e Prishtinës që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit dhe për përpjekjet e Beogradit që ta pengojë realizimin e këtij qëllimi, Vuçiq tha se “ky është mision thuaja i pamundur , meqë vendet të cilat e kanë njohur Kosovën ndodhen nën trysni të madhe që me rastin e votimit së paku të abstenojnë, në mënyrë që Kosova të marrë më shumë vota që e mbështesin” . Asambleja e përgjithshme e Interpolit mbahet nga data 18-21 nëntor në Dubai, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme