Situata në veri – përfundon takimi i Kurtit me liderët e opozitës, u pajtuan që të mbrohen kufijtë

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 11:02 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tensionimi i situatës në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve, ka bërë që kryeministri Albin Kurti t’i ftojë në takim liderët e partive opozitare, raporton Ekonomia Online.

Takimi që ka filluar në ora 10:00 ka përfunduar pas një orë diskutimi më dyer të mbyllura.

Pas takimit, dy kryetarët e partive opozitare të PDK-së dhe LDK-së, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, si dhe kryeministri Kurti janë larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovë pa thënë as një fjalë para mediave.

Ndërsa përmes një komunikate për medie, Kurti, tha se në takim janë pajtuar që të mbrohen kufijtë.

“Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të njoftimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës. U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”.

“Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit tonë”.

“Ata po ashtu theksuan mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme