Situata në veri po keqpërdoret nga Serbia e disa parti politike në Kosovë

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 13:35 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës nuk e rrezikon integritetin territorial të vendit.

Sipas njohësve të sigurisë, situata e krijuara nga Covid-19 është duke u keqpërdorur nga Serbia dhe disa subjekte politike në vend.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka thënë për Ekonomia Online se këtë gjendje po mundohen ta keqpërdorin duke paraqitur situatën kaotike në veri.

Islami potencoi se asgjë nuk është e jashtëzakonshme në aspektin e sigurisë. Pasi siç tha ai NATO ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbroj integritetin territorial të Kosovës.

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në komunat veriore është paraparë nga organet komunale, atje duke gjendje e jashtëzakonshme për shkak numrit të madh të të prekurve me virusin Covid-19. Kjo gjendje duket se i ka hutuar të gjithë, mirëpo kjo gjendje pandemie nuk njeh kufi, e as racë. Për parandalimin dhe luftimin e tij janë koordinuar edhe institucionet qendrore të Kosovës”, ka thënë Islami.

Mes tjerash, theksoi ai se tash e 20 vite strukturat paralele të Serbisë qëndrojnë në veri. Por duke mos anashkaluar se shteti i Kosovës funksionon aty.

“Aspak nuk është e rrezikshme për shkak se në Veriun e Kosovës kemi që 20 vite që çdo herë prezent strukturat paralele të Serbisë. Nëse dikush mendon se tani është situata dhe momenti që të merren me ata, sipas meje është gabim pasi që asgjë nuk ka ndryshuar nëse institucionet komunale e kanë marrë një vendim që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Në veriun e Kosovës i kemi institucionet republikane, doganat, policinë kufitare, administratën tatimore. Pra shteti i Kosovës funksionon, dikush po përpiqet që në këto rrethana ta paraqes situatën kaotike atje”

“Asgjë nuk ka të jashtëzakonshme në aspektin e sigurisë. Sipas rezolutës 1244 integritetin territorial të Kosovës qoftë tokësor apo ajror e mbron NATO. Të cilët sigurojnë rend dhe siguri dhe ata e mbrojnë integritetin territorial të Kosovës”, u shpreh ai.

Islami deklaroi se gjendjen e krijuara nga Coronavirusi po e keqpërdor Serbia dhe disa nga subjektet politike në vend, derisa apelon të ata se nuk është koha e manipulimeve.

“Ka indikacione se Serbia mund ta keqpërdor këtë situatë, por të njëjtën kohë edhe disa parti politike në Kosovë janë duke e keqpërdorur dhe kemi një gjendje të jashtëzakonshme. Të gjithë duhet të fokusohen në armikun e përbashkët të parandalimit të përhapjes së virusit, se në këto momente nuk është koha që të merren me keqpërdorime”.

Njohësi i çështjeve ftoj partitë politike që të bëhen bashkë për ta luftuar virusin Corona, e pastaj të merren me luftime politike.

“Ftoj partitë politike dhe institucionet që në këtë kohë kur kemi një armik të përbashkët në aspektin global nuk është koha që të merremi me luftime politike. Ta parandalojmë këtë e pastaj secili t’i paraqes pikëpamjet e veta e ta udhëheq Kosovë”, u shpreh Islami për EO.

Të ngjashme