Sjaastad uron Limajn për “suksesin në zgjedhje”

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 15:18 | Nga

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skënder Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Në këtë takim, temë diskutimi ishin zgjedhjet e 11 qershorit, situata politike pas zgjedhjeve, raportet e vendit me BE-në, në veçanti me Norvegjinë dhe zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, Ambasadorit të ri norvegjez në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad, i shprehi mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Norvegjisë në proceset demokratike të Kosovës, ku shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi është biseduar edhe rreth suksesit të NISMA-s në zgjedhjet e fundit, ku kryetari Limaj tha se suksesi i NISMA-s në këto zgjedhje ka ardhë si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm i strukturave tona me qytetarët në gjithë vendin.

“Që nga themelimi ne ju kemi qëndruar pranë njerëzve tanë, qytetarëve tanë, kemi diskutuar për problemet dhe nevojat që ata kanë në ekonomi, bujqësi, punësim, dhe në bazë të këtyre takimeve ne kemi nxjerrë edhe prioritetet kryesore, të cilat NISMA do të filloj ti jetësoj që nga momenti i formimit të qeverisë së re, ka thënë kryetari Limaj.

Ambasadori norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ka uruar kryetarin Limaj për suksesin e NISMA-s në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Po ashtu ambasadori Sjaastad ka uruar që edhe në të ardhmen NISMA të vazhdojë të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.

Ambasadori norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tha se Norvegjia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës.

Në fund, Ambasadori norvegjez,  Per Strand Sjaastad, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me NISMA’në. Të dy palët shprehën gatishmërinë për takime të mëtutjeshme për një bashkëpunim sa më të ngushtë e cilësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme