S’ka datë për rundin e ri të dialogut

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Nga Brukseli është kthyer në Prishtinë. E pas takimit me palën serbe, koordinatori për dialogun Kosovë – Serbi, Skënder Hyseni u priti në takim nga kryeministri Avdullah Hoti.

Ngjarja që u zhvillua larg vëmendjes së mediave, kishte qëllimin e informimit të kryeministrit rreth takimit në Bruksel.

Më pas, Hyseni vazhdoi për në zyrën e Presidencës, ku u prit nga i pari i shtetit, Hashim Thaçi.

Edhe kjo ngjarje u pasqyrua përmes një komunikate për media, ndërsa aty thuhet se  Presidentit ka thënë se me palën serbe duhet të negociohet vetëm për marrëveshje përfundimtare, që përfshinë njohjen reciproke.

Mirëpo, të njëjtën gjë nuk e thonë nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Ndonëse BE nuk tregoi për datën kur do të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve, ata treguan se teme kryesore do të jetë bashkëpunimi ekonomik mes palëve.

Ndërkohë,  nga shoqëria civile kritikojnë diskutimin e të gjitha temave nga vetëm një përfaqësues.

Sipas Institutit Demokracia Për Zhvillim, duhet të krijohet një grup ekspertësh për dialog.

Allen Meta kritikon edhe mos transparencën e bisedimeve me Serbinë.

Pas takimeve në Bruksel, ai shprehet se Hyseni duhet të raportoi në Kuvend.

Emërimi i Skender Hysenit si koordinator shtetëror për dialogun me Serbinë ka shkaktuar pakënaqësi edhe brenda koalicionit qeverisës.

Të ngjashme