S’ka interesim të qytetarëve për ta parë punën e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 11:08 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nderë të 9 Prillit Ditës së Kushtetutës, institucioni më i lartë në vend, ka qenë i hapur për vizitorë, por interesimi i qytetarëve ishte shumë i vogël, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse ekipi i EO-s ka qëndruar për rreth dy orë aty, asnjë qytetar nuk e ka vizituar këtë institucion.

Zyrtari për informim për sallën e gjykatës ku merren vendime, Veton Dula, tregoi në detaje për punën që bëhet aty.

“Me qenëse është rikonstruktuar pak sa me vonesë për momentin mungon logoja. Këtu është vendi ku gjyqtarët shqyrtojnë lëndët dhe marrin vendimet. Zakonisht kemi edhe seanca publike dëgjimorë ku mund të vijnë edhe qytetarët të marrin pjesë në seanca dëgjimore. Vitin e kaluar kemi pas mungesë të seancave dëgjimore për shkak të pandemisë”

Momentalisht në këtë gjykatë janë 7 gjyqtar, edhe dy të tjerë janë në proces të zgjedhjes.

Mandati i tyre është 9 vjeçar.

Ata kanë mundësi të vizitojnë gjykatoren, bibliotekën, kabinetin e sekretarit të përgjithshëm dhe kabinetin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

Të ngjashme