S’ka kourum, dështon në Kuvend votimi i projektligjit për rritjen e pagës minimale

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm në seancën e së premtes për ta votuar në shqyrtim të parë projektligjin për pagën minimale, raporton Ekonomia Online.

Vetëm 56 deputetë morën pjesë në votim, tha Konjufca pas përfundimit të procesit votues.

“Vetëm 56 deputetë kanë votuar, një pjesë e deputetëve nuk kanë marrë pjesë fare në votim. Kështu që konstatoj se nuk ka pasur kuorum për t’u votuar ky projektligj. Konstatoj se ka pasur 51 vota për, pesë kundër dhe të tjerët nuk kanë votuar Këtë pikë e hedhim në votim në një seancë tjetër”, deklaroi kryeparlamentari Konjufca.

Projektligji për pagën minimale parashihte ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Të ngjashme