S’ka kuorum as për rezolutën tjetër të VV-së për “mini Shengenin”

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Vetëm 38 deputetë kanë qenë të pranishëm në sallën e kuvendit, kur është dashur që të hidhej në votim rezoluta e Lëvizjes Vetëvendosje për “mini Shengenin”.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, tha se në mungesë të vendimmarrjeje, kjo pikë do të adresohet në seancën e radhës.

“Vetëm 38 deputetë janë në sall prandaj nuk kemi kuorum për vendimmarrje”, ka thënë Osmani.

Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar sot të votojë edhe rezolutën tjetër të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje përmes së cilës kërkohet nga Qeveria Hoti të vazhdojë aplikimet për anëtarësim të vendit në organizatat ndërkombëtare

Të ngjashme