S’ka kuorum, seanca për lojërat e fatit shtyhet për në ora 16

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 14:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përfundimit të seanca së jashtëzakonshme të thirrur nga 42 deputetë për kompensimin e orëve të humbura në arsim, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë punimet e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri i Ramush Haradinaj për lojërat e fatit deri në ora 16:00.

Seanca është shtyrë në mungesë kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj prezantoi projektligjin para deputetëve dhe kërkoi që i njëjti të votohet.

“Përmes këtij projektligji ndalohen të gjitha lojërat e fatit me përjashtim të Llotarisë së Kosovës. Propozoj ta miratoni këte projektligj”.

Të ngjashme