S’ka kuorum, Veseli thotë se nëse nuk vijnë deputetët seanca do të mbyllet

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 10:49 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nuk ka filluar ende seancën plenare të paraparë për orën 10:00, raporton Ekonomia Online.  

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli,  fillimisht ka dhënë 15 minuta pauzë e pastaj edhe 15 të tjerë, ku ka njoftuar se nëse nuk bëhet kuorumi deri në orën 10:45, seanca do të mbyllet.

“Në qoftëse nuk bëhet kuorumi unë në shenjë reagimi qytetar do ta shtyej këtë mbledhje për faktin se në ora 10:00 të gjithë kanë qenë të njoftuar se është vazhdimi i seancës. Do presim deri në 10:45 nëse nuk ka kuorum do të mbyllet seanca”, tha Veseli.

Të ngjashme