S’ka marrëveshje, Agim Veliu thotë se VV-ja po e nënçmon LDK-në

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 22:52 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka lënë të nënkuptohet se partia e tij ka refuzuar ofertën e fundit nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.

Veliu ka shkruar se Vetëvendosje po dëshiron ta nënshtron e nënçmon LDK’në, madje sipas tij VV po synon shkëputjen e partisë nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike.

Ai tha se VV po kërkon që LDK të distancohet edhe nga Rugovizmi, por kjo përpjekje e tyre do të dështon dhe nuk do të ndihmohet nga askush brenda LDK’së.

Reagimi i plotë nga Veliu:

Angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës.

E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin.

Madje, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike.

Nga cila e kaluar duan ata të shkëputemi? Mbase duan që të distancohemi edhe nga rugovizmi.

Kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh.

Të ngjashme