S’ka masa të reja ndaj Serbisë, Haradinaj flet edhe një herë për taksën 100%

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 15:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë, ka folur edhe njëherë për taksën e vendosur për produktet serbe dhe ato të Bosnjës.

Kreu i Qeverisë ka thënë se nuk është vendosur për hakmarrje ndaj askujt, raporton Ekonomia Online.

Pas vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjes e Hercegovinës u paralajmëruan masa shtesë për Serbinë.

Mediat raportuan se masat që Qeveria e Kosovës pritet t’i vendosë kundër Serbisë janë: heqja e sistemit të pagesave në veri të Kosovës, ndalimi i hyrjes së ministrave dhe zyrtarëve serbë, si dhe ndalimin e hyrjes për automjetet me targa të Serbisë.

Haradinaj dje tha se “nuk guxon të flasë sot”, kur u pyet nga për masat e mundshme ndaj Serbisë, kurse tash nuk përmendi masat e reja.

“Unë kam deklaruar që taksa mundet me i heq me njohje por s’mund të hiqet më parë. Ne jemi përgjegjës qysh ndihet çdo qytetarë në vendin tonë, kjo masë nuk është kundër popullit serb por kundër politikës Serbisë”.

“Mirëpo ne nuk duam të ju bëjmë keq komunitetit serb. Nuk është mirë me menduar që kjo është bërë për arrogancë këtë e kemi bë për zor dhe për me u mbrojt. Ne kemi ftuat të gjithë që të bëhet respekt maksimal dhe të mbrohet jeta e gjithëve. Unë kam qenë në një familje serbe dhe dua të ju them se kriza humanitare nuk ekziston”

EkonomiaOnline

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, December 11, 2018

Të ngjashme