S’ka pajtim mes veteranëve e Kurtit, do të vazhdojnë protestat

Prishtinë | 17 Qer 2022 | 11:40 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi i përfaqësuesve të veteranëve të UÇK-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pavarësisht se takimi ka zgjatur më shumë se dy orë, veteranët nuk kanë arritur pajtim me Kurtin në kërkesat e tyre, raporton Ekonomia Online.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë pas takimit se janë diskutuar shumë çështje por nuk është arritur dakordim.

“Edhe ditën që do ta vazhdojnë seancën i treguam se do vazhdojmë me protesta”, ka thënë Klinaku.

Sa i përket deklaratave të Kurtit për pastrimin e listave të veteranëve, Klinaku ka thënë kjo është çështje e gjykatës.

“Ai thirret në numrin e madh të veteranëve që nuk është çështje e tij por e gjykatës”, ka shtuar Klinaku.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se nuk kishte gatishmëri nga ana e kryeministrit që të reflektojë.

Ai shtoi se nuk ishte gatishmëri që të reflektojnë dhe se do ta kundërshtojnë fuqishëm Projektligjin për pagën minimale, deri në realizimin e së drejtës së tyre.

“I bëmë kërkesë që nga një ligj që nuk është i zbatueshëm, në radh të parë duhet të bëhet një kategorizëi me ligjin e ri dhe e obligon qeverinë që të zbatojë ligjin me pagën minimale në ligjin bazik deri të bëhet kategorizimi i veteranëve të luftës të UÇK-së. I treguam ministrit që ka bërë shkelje ligjore dhe kërkesa jonë është që të kthehet në ligjin bazik dhe kalkulimi i benefitit të veteranit të llogaritet në bazë të pensionit. U pa se nuk ishte gatishmëri që të reflektojnë dhe ne jemi këtu dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm deri në realizimin e së drejtës”, ka thënë Jashari.

Jashari u shpreh se do të presin propozimin me shkrim të kryeministrit Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“E presim dhe përgjigjen me shkrim dhe propozimin që do bëjnë kryemistri dhe ministri i Financave. Ishim aty për t’iu thënë se kanë bërë shkelje ligjore. Kemi biseduar se nuk është detyrë e ministrit dhe kryeministrit lista e veteranëve. Unë që jam pjesë e këtij procesi iu thashë që shkalla e parë ka vendosur pro komisionit se nuk është gjetur shkelje, por presim dhe me rigjykim”, tha ai.

LEXO EDHE:

Të ngjashme