S’ka pajtim për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 08:19 | Nga

Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë rezolutë me të cilën i kërkohet Serbisë që menjëherë ta lirojë kolonelin e Policisë, Nehat Thaçin. Mirëpo, u zhvillua debat i ashpër ndërmjet dy taborëve, pozitës e opozitës, rreth tekstit të rezolutës.

Opozita kërkoi pezullimin e menjëhershëm të dialogut me Serbinë si kusht për lirimin e Thaçit, por u kundërshtua nga koalicioni. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë përsëri u bë shkak i ndarjes mes koalicionit qeverisës dhe partive opozitare.

Opozita kërkonte që në rezolutën për arrestimin e kolonelit të Policisë, Nehat Thaçi, i arrestuar nga Serbia, të vihej pika që kërkon pezullimin e bisedimeve deri në lirimin e tij, por që kjo kundërshtohej nga koalicioni qeverisës.

Megjithatë, në fund Kuvendi nxjerr rezolutë ku kërkohet lirimi i Thaçit, por pa kushtëzim me dialog, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Edhe pse në debatin e zhvilluar të hënën në një seancë të jashtëzakonshme për Nehat Thaçin ishin thuajse të gjithë deputetët të një mendimi se Serbia duhet kushtëzuar, mirëpo në rezolutë deputetët e koalicionit ndryshuan mendje dhe nuk donin që të kushtëzohej lirimi i Thaçit me pezullim të dialogut.

Kjo, për iniciuesin e debatit deputetin e pavarur Gëzim Kelmendi është për keqardhje.

“Kjo është për keqardhje, ngase kemi ndryshim të qëndrimeve nga fjalimet dje në ato sot. Por është propozuar një rezolutë që u është shpërndarë deputetëve pak më parë nga PDK-LDK-ja, por nuk është imja. Ajo nuk është gjë tjetër veç një retorikë”, ka theksuar Kelmendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme