S’ka qartësi në dialog pa Qeverinë e re në Kosovë

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 07:58 | Nga

Pikërisht në kohën kur në BE rritet frustrimi për shkak të dështimeve në implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialog, vijnë edhe parashikimet se dialogu po hyn në një fazë të re, fazë të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur si “fazë përfundimtare”, e cila, sipas tij, do të sjellë edhe një “marrëveshje përfundimtare”, shkruan sot Koha Ditore.

Madje presidenti Thaçi ka paralajmëruar se një marrëveshje e tillë do të paraqitet para popullit të Kosovës në një referendum.

Ka pasur edhe paralajmërime të tjera, në mënyrë jozyrtare, rreth dialogut, përfshirë edhe ato se në këtë proces do të përfshihen dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ka dalë për shkak se ka mundësi që një takim i radhës i dy presidentëve të zhvillohet në New York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme