S’ka viza as në 2017-ën

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 08:28 | Nga

Kosova mund të mos përfitojë nga liberalizimi i vizave edhe pas ratifikimit të Demarkacionit. Kështu tha Ulirke Lunaçek, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, ditë më parë në Kosovë. E për këtë gjendje në Kosovë, analistët politikë, pos institucioneve dhe politikanëve, fajin ia lënë edhe Bashkimit Evropian.

Qytetarët e Kosovës mund të mos lëvizin lirshëm as vitin që vjen. Procesi i liberalizimit të vizave, i premtuar të realizohet tash e 6 vjet, mund të mos finalizohet as më 2017-të, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë.

Sipas tyre, përgjegjësia kryesore për një gjë të tillë bie pikërisht mbi institucionet dhe udhëheqësit e Kosovës.

Nga ana tjetër, partitë opozitare vlerësojnë se liberalizim nuk do të ketë derisa qeveria aktuale vazhdon të qeverisë.

E përderisa përfaqësues të qeverisë kanë thënë se demarkacioni është kusht i pakontestueshëm për liberalizim, para pak ditësh Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka paralajmëruar edhe njëherë Kosovën se edhe pas ratifikimit të Demarkacionit mund të mos ketë viza.

E fajin për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova aktualisht, analistët politikë, pos institucioneve, ia lënë edhe BE-së. (Zëri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme