S’kalojnë pesë marrëveshjet ndërkombëtare shkaku i mungesës së kuorumit

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 11:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend nuk kanë kaluar pesë marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve do të duhej të ishin mbi 80 vota të deputetëve, ndërsa në votim merrnin pjesë vetëm 75 deputetë.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se këto marrëveshje do të shtyhen për seancën e radhës.

Në rend dite ishin këto marrëveshje:

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Të ngjashme