S’kalon kontrata financiare për projektin e impiantit të ujërave të zeza në Gjilan

Gjilan | 16 Tet 2020 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Në mungesë kuorumi nuk ka arritur të votohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe lejimi i mundësive për sigurimin e ujit.

2/3 e votave nuk i mori as Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Këto dy marrëveshje nuk u votuan nga Vetëvendosje, përfaqësuesit e të cilit kërkuan sqarime shtesë për të dy marrëveshjet, raporton KOHA.

Ndërkohë Kuvendi kaloi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për Kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19.

Votat për miratim s’i mori as Projektligji për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan

Të ngjashme