S’kalon Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 12:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Integrim Evropian, ka shqyrtuar të hënë Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, raporton Ekonomia Online.

Blerta Deliu nga PDK-ja, ka thënë se PDK-ja është kundër miratimit të këtij projektligji, pasi që nuk janë përfshirë vërejtjet e duhura duke përfshirë edhe ato nga komisioni i Venecias.

“PDK edhe në komision të legjislacionit ka qenë kundër. Nuk janë përfshirë vërejtjet e duhura. Komisioni i Venecias ka dhënë vërëjtje dhe PDK është kundër.”

Me 4 vota për nuk ka vendimarrje për pojektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës me amandamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Kurse, sa i përket projekligjit të akcizës,  Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja, tha se “Projektligji i akcizqs në produktet e duhanit përmban 13 nene dhe 14 amandamente”.

Me 8 vota për është miratuar akciza për produkte të duhanit.

Të ngjashme