S’kalon rezoluta e propozuar nga AAK-ja në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Rezoluta e propozuar nga AAK në seancën e 24 dhe 25 shkurtit, në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka kaluar në Kuvend.

21 deputetë kanë votuar për, kundër asnjë ndërkohë 43 kanë abstenuar, dhe si pasojë e kësaj, nuk pati numër të mjaftueshëm që të kalojë si rezolutë.

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka paraqitur rezolutën pikat e të cilës ishin: 1. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë në nivel politik dhe jo në atë teknik, si dhe të udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës. 2. Dialogu duhet të fokusohet në njohje të ndërsjellë dhe në ulëse në OKB.

Të ngjashme