“Nëse u ndodh diçka fëmijëve të mi nga uria…” – Zyrtari i Komunës së Vitisë ofendon dhe kërcënon Kurtin

Prishtinë | 02 Sht 2022 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Arkivit në Komunën e Vitisë, Naser Azemi, ka reaguar ashpër pas mosekzekutimit të pagave të plota të muajit gusht.

Azemi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpërthyer në ofendime e kërcënime ndaj kreut të Qeverisë, Albin Kurti, të cilit i është drejtuar se s’do i lë vend askund në botë.

“Demagog i ndyer, rrogën e gushtit që e ke ndalur njerëzit për atë rrogë e kanë kryer punën! Vetëm i ndodhë fëmijëve të mi të vegjël diçka nga uria që ti jua ke shkaktuar, ta dijsh personalisht do të merrem me ty, nuk kam me të lanë vend kërkund në këtë botë!”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Të ngjashme