Skandali i derivateve, bashkëpunëtorja e Pacollit thotë se ai nuk ka marrë asnjë cent për naftë në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Bashkëpunëtorja e ish Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit, Fjolla Ramadani, është përfshirë në debatin për skandalin e derivateve nga deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka thënë se Pacolli nuk ka marrë para për naftë.

Ramadani ka thënë se Pacolli nuk ka marrë para për naftë në Kuvendin e Kosovës dhe këtë nuk e ka bërë as tani dhe as më herët në qeveritë e kaluara.

Tutje, Ramadani ka thënë se Pacolli e ka përdorur veturën e tij private duke mos shpenzuar asnjë cent të buxhetit të shtetit.
Këtu keni postimin e saj të plotë.

“Presidenti Pacolli nuk ka marre asnje cent per nafte ne Kuvendin e Kosoves. Ne fakt ai edhe sa ka qene ne qeverite e mehershme e ka perdore makinen e tij private dhe nuk i ka shpenzuar asnje cent buxhetit te shtetit”, ka shkruar në Ramadani në llogarinë e saj në Facebook. /gazetametro.net

Përndryshe, dje janë publikuar disa të dhënë për kompenzimin e shpenzimeve të derivateve ku deputet të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mashtruar lidhur me shpenzimet që ata gjoja bëjën.

Kjo temë tashmë ka ngjallur reagime të mëdha në Shoqërinë Civile meqë Lëvizja Vetëvendosje për një kohë të gjatë ka premtuar se do të jetë e kujdesshme me paranë publike.

Të ngjashme