Skena politike shqiptare i reagon Vuçiqit pas fotografisë në Instagram

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Postimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Instagram, i një fotografie ku paraqitet harta e Kosovës me flamurin serb në të, ka nxitur reagime të shumta ndër shqiptarë.

Përdoruesit shqiptarë i kanë reaguar nën fotografi, ndërsa komenti më i shpeshtë është “Kosova është Shqipëri”.

Por, përveç tyre reagime ka pasur edhe nga skena politike.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka quajtur këtë fotografi të Vue ka quajtur këtë fotografi të Vuçiqit, agresion verbal teksa ka kërkuar të dënohet sjellja e tij.

“Kjo nuk është llogari parodie. Kjo është llogaria zyrtare e presidentit të Serbisë. Harta më poshtë është e Kosovës. Ky është agression verbal serioz dhe duhet të dënohet si I tillë. Flamuri I Kosovës është flamuri I Kosovës dhe pikë”, ka shkruar Çitaku.

Ish-kryenegociatorja për bisedime teknike në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, i është drejtuar Vuçiqit me pyetjen nëse i mungojnë bombardimet e NATO-s, duke kthyer në kujtesë përballjen në Bruksel në dialog.

“Serbia e Vuçiqit ka dalë me provokime të reja kundër Kosovës, duke treguar mendimin e tij hegjemonik. Një herë në dialogun në Bruksel kur ai provokoi në mënyrë të ngjashme, unë iu përgjigja duke I thënë, ‘duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s’. po ia them sërish!”, ka shkruar Tahiri.

Reagim ka pasur edhe lideri i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se, “Serbia nën sundimin autokratik të Vuçiqit është në gjendje hipnoze ku propaganda dhe urrejtja nxiten kundër fqinjve”.

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Armend Muja, në reagimin e tij ka shkruar se Vuçiqi është Millosheviqi, me qëllime të njëjta për ta vënë Kosovën në dominimin serb.

“Presidenti i Serbisë Vuçiq ka publikuar një hartë të Kosovës të pikturuar me flamurin serb. Veprimet e tij në të kaluarën, që nga mohimi i masakrës së Reçak-ut, projekti i mini-Shengenit dhe mbështetja për partitë e rendit të vjetër kishin një qëllim të vetëm – rikthimin e Kosovës dhe Malit të Zi në orbitën e dominimit serb. Vučić është Milosević me buzëqeshje – qëllime të njejta, taktika të ndryshme”, ka shkruar Muja.

Reagime ka pasur edhe nga ana e Shqipërisë. Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipëri, Pandeli Majko, ka thënë se me publikimin e fotografisë, Vuçiqi tregon se “i pëlqen papajtueshmëria”.

“Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb t’i ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europiane nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!”, ka shkruar Majko.

Nw kujtim tw “Trazirave tw marsit, Vuçiqi kwrcwnoi Kosovwn se “do tw ketw pwrgjigje adekuate

Të ngjashme