Skena të pazakonta: Vuçiqi, pak para zgjedhjeve, futet në frigorifer

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Gazetari boshnjak, Aleksandar Brezar, ka publikuar një video ku shihet presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq duke dalur nga një frigorifer gjatë një emisioni në një televizion privat.

Përmes një postimi në Twitter, Brezar ka thënë se ky televizion privat është një nga më të njohurit dhe me pro qeveritar.

“Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq duke dalur nga frigoriferi në stacionin televiziv më të njohur privat dhe pro qeveritar, Pink. Zgjedhjet e përgjithshme në vend janë të dielën,” ka thënë ai.

Tutje, gazetari boshnjak ka kujtuar se qeveria të cilën e udhëheq Vuçiqi është një nga qeveritë e pakta që ka refuzuar të vendos sanksione kundër Rusisë.

“Duhet kujtuar se, qeveria e udhëhequr nga Vuçiq është një nga të paktat në Evropë dhe ndër kandidatët për anëtarësim në BE që refuzoi të vendos sanksione kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, duke përmendur “neutralitetin”, shkroi Brezar, transmeton lajmi.net.

“Ndërkohë, ja presidenti serb Aleksandar Vuçiq duke dalur nga frigoriferi në stacionin televiziv më të njohur privat dhe pro qeveritar, Pink. Zgjedhjet e përgjithshme në vend janë të dielën”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme