Skender Hyseni emërohet Koordinator Shtetëror për Dialog

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka emëruar Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku thonë se me këtë emërim kanë për qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi.

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme