Skënder Hyseni pas takimit me Grenllin: Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja dhe qeverisja e papërgjegjshme

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Skender Hyseni pas takimit me Grenllin: Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja dhe qeverisja e papërgjegjshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sërish kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të tarifës 100 % ndaj mallrave serbe. Kështu ka shkruar në Facebook, Skender Hyseni, anëtari i  Kryesisë dhe Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LDK-së, pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington me të Dërguarin e Posaçëm  të Presidentit Trump, mbasadorin Richard Grenell.

Ai ka thënë se gjatë këtij takimi ka marrë mbështetjet dhe përkushtimin e SHBA-së për Kosovës, por sipas tij Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatësisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj. Hyseni tha se ka siguruar ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme.

“I përkushtuar fuqishëm për të çuar Kosovën dhe rajonin përpara drejt një zhvillimi dinamik ekonomik, Shtëpia e Bardhë dhe Ambasadori Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t’i hapet rrugë dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet dhe do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Amerika është aleat i palëkundshëm i Kosovës dhe popullit të saj dhe mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj interesave jetike të saj. Por, Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatësisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj, ishte mesazhi i Ambasadorit Grenell, duke shtuar se Amerika nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj.”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Hysenit:

Sot pata një takim të gjatë me Ambasadorin Richard Grenell në Shtëpine e Bardhë në WashingtonMe autorizimin e…

Gepostet von Skender Hyseni am Dienstag, 10. März 2020

Të ngjashme