Skender Hyseni për 10 vjetorin e opinionit të GJND-së: Jam krenar që e kam koordinuar gjithë procesin

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka shkruar në Facebook se është krenar që e ka koordinuar gjithë procesin, në 10 vjetorin e opinionit të GJND-së.

Një ditë pas emërimit si koordinator për bisedimet me Serbinë, Skender Hyseni ka shkruar për 10 vjetorin e vendimit të GJND-së ku u konfirmua pavarësia e Kosovës.

Ai ka thënë se 10 vite më pas Serbia është duke bërë përpjekje që të kthehet mbrapa me thirrje absurde si ajo për bisedimet rreth statusit të Kosovës.

“Kjo nuk bën të ndodhë, nuk duhet të ndodh, nuk guxon të ndodh dhe NUK DO TË NDODHË!”, ka shkruar Hyseni.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22 korrik 2010, me një votë bindëse prej 10 me 4, erdhi në përfundim “se deklarata e pavarësisë së Kosovës e miratuar me 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”. Ky Mendim i Gjykatës ishte konfirmim dhe afirmim i qëndrimit të Kosovës dhe argumenteve ligjore përgjatë gjithë procesit këshillëdhënës. Pra mendimi nuk lë asnjë dyshim se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte dhe është legjitime dhe në harmoni me të drejten ndërkombëtare. Gjykata poshtu ishte e qartë edhe në lidhje me Rezolutën 1244 të KS të KB: “Deklarata e pavarësisë nuk ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244(1999)” thuhet aty duke dhënë arsyetim të drejtpërdrejt: Rezoluta 1244 e KS të KB “ishte në thelb e disenjuar për të krijuar një regjim të përkohshëm për Kosovën …. Rezoluta nuk ka përmbajtur ndonjë dispozitë që merret me statusin final të Kosovës. Prandaj, ekzistenca e Kosovës si shtet sovran nuk mund të shkelë rezolutën 1244 të KS të OKB-së”.

Ndjehem krenar që e kam koordinuar gjithë procesin dhe e kam përfaqësuar Republikën e Kosovës pranë GJND-së. Me kë rast edhe një herë dua të falënderoj ekipin e juristëve të udhëqur nga Sir Michael Wood dhe bashkëpuntorët e mi për punën e madhe”, ka thënë ai.

Një dekadë nga fitorja më e madhe diplomatike e Republikës së Kosovës që vulosi subjektivitetin ndërkombtar të vendit…

Gepostet von Skender Hyseni am Mittwoch, 22. Juli 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme