Skënder Reçica pranon detyrën e ministrit të MPMS-së

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 16:02 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) sot ka organizuar ceremoninë e pranim-dorëzimit të mandatit të ish-ministrit Safet Kamberi dhe ministrit të ri të kësaj ministrie, Skënder Reçica.

Gjatë këtij takimi, ish-ministri Kamberi ka uruar Reçica për postin e tij duke e njoftuar me të arriturat dhe sfidat që e presin këtë ministri, ku njëkohësisht bëri edhe dorëzimin e mandatit të tij si ministër.

Ndërkaq ministri i sapozgjedhur i MPMS-së, Skender Reçica ka shprehur falënderime për punët dhe angazhimet e deritanishme që janë bërë duke u shprehur optimist se angazhimi i tij do të jetë maksimal në arritjet dhe objektivat që e presin këtë ministri.

Të ngjashme