Sky News: Kosova paralajmëron qytetarët për Serbinë

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 08:29 | Nga

Njerëzit në Kosovë janë paralajmëruar për të shmangur sa më shumë udhëtimet e tyre përmes Serbisë fqinje pas arrestimit ‘’të papranueshëm’’ të një kosovari tjetër – i cili renditet i dyti vetëm për një muaj.

Ministria e Jashtme në Prishtinë ka thënë se akti i fundit ndodhi të premtën derisa policia serbe arrestoi shtetasin e Kosovës – Hilmi Kelmendin gjersa po udhëtonte në Gjermani.

36- vjeçari u arrestua në bazë të një urdhëri të gjykatës për dyshimin se kanë kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në luftën e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Beograd, shkruan Sky News, përcjellë Klan Kosova.

Ky arrestim vjen pasi policia serbe të njejtën gjë bëri edhe me Drejtorin e Policisë së Kosovës në zonën veriore të Mitrovicës, Nehat Thaçin i cili kaloi poashtu përmes këtij vendi në fund të shtatorit.

Ministria e Jashtme e Kosovës, ka bërë thirrje tashmë për të gjithë qytetarët të cilët për çfarë do arsye zgjodhin Serbinë si vend transit, le të i shmangen sa më shumë të jetë e mundur në muajt e ardhshëm.

‘’Ky arrestim është i papranueshëm dhe rrezikon shumë procese të arritura gjatë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’’, ka thënë një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kosovës, shkruan Sky News.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme