Sllovenia do të lobojë për njohjen e Kosovës, reagon Serbia

Prishtinë | 19 Shk 2018 | 14:11 | Nga

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, thotë se është befasuar për keq me deklaratën e kryetarit slloven Borut Pahor se ai do të përpiqet të ndikojë te pesë vendet e Bashkimit Europian që s’e kanë njohur Kosovën që këtë ta bëjnë.

Bërnabiq ka thënë se kjo deklaratë e tij nuk është në përputhje me marrëdhëniet e mira të Serbisë me Slloveninë duke shtuar se lidhur me këtë nuk kishin biseduar gjatë takimit që e kanë pasur kohë më parë, shkruan gazeta e Beogradit “Blic”.

“Në atë takim e kam lutur që Sllovenia si vend që e ka njohur Kosovën, të ndikojë në Prishtinën që të respektohen marrëveshjet që i ka negociuar e nënshkruar”, ka thënë ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme