Smaka: PAN-i e propozon mandatarin e parë, VV opsion i dytë

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 15:30 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni që ka dalë si subjekti i parë në zgjedhje, e ka të drejtën e formimit të qeverisë. Ndërsa, subjekti i dytë mund të marrë mandatin vetëm nëse për këtë vendos presidenti i vendit.

Njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka, ka thënë për Ekonomia Online se koalicioni PDK-AAK-Nisma e ka të drejtën të propozojë kryetarin e Kuvendit, pasi që është edhe grupi më i madh parlamentar.

“Në konformitet me ligjin në fuqi të kushtetutës të drejtë për të propozuar kandidatin për kryetar të parlamentit duhet të ketë grupi parlamentar më madh. Në nenin 67 nuk është precizuar se a duhet të jetë koalicion para apo paszgjedhor, por thotë vetëm grupi parlamentar më i madh. E cili do të jetë duhet të presim deri në rezultatet përfundimtare, por gjithsesi gjasat janë se do të jetë PAN-i”, ka thënë Smaka.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në këtë situatë nuk mund të formojë qeverinë. Kjo mund të ndodh vetëm nëse presidenti Hashim Thaçi ia jep mundësinë, si opsion i dytë.

“Tash në etapën e parë, Vetëvendosje nuk ka shans. Por në etapën e dytë nën supozimin nëse do të dështonte zgjedhja e kryeministrit në raundin e parë, atëherë unë e kam përfaqësuar këtë pikëpamje që do të kishte të drejtë grupi parlamentar më i madh që do të thotë: ‘dështova unë, vazhdoni ju’. Gjykata Kushtetuese, në kundërshtim me nenin 95 të kushtetutës, por në harmoni me politikat ditore të kohës, e tash ai aktgjykim nuk është ndryshuar por është proceduar”.

Smaka nuk e përjashton mundësinë që edhe këtë herë të përsëritet situata e vitit 2014. E për të mënjanuar ngërçin politik, Smakaj mendon se presidenti i vendit duhet të kërkojë shpjegim nga kushtetuesja.

“Gjasat janë kësisoji që të kemi fatin e 2014-ës. Po tani unë e shoh edhe një zgjidhje eventual: presidenti do të bënte mirë nëse do të kërkonte një shpjegim plotësues nga Gjykata Kushtetuese, sepse ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese tash jep shpjegim tjetër fare, sepse tash mund të shkojë Vetëvendosja, kurse kur ka qenë kryetar ka thënë tjetër fare. E me ligj nuk është e proceduar”, ka thënë ai.

Ai i ka sugjeruar partitë politike që të marrin shembullin e Maqedonisë, ku partia e dytë e ka formuar Qeverinë.

Të ngjashme