S’mbështet kërkesa e LDK-së për shtyrje të seancë së jashtëzakonshme për dialogun

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 10:49 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendi të Kosovës nuk kanë përkrahur kërkesën e LDK-së për shtyrjen e seancë së jashtëzakonshme të thirrur me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Avdullah Hoti, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka kërkuar nga kryeministri që kërkesën e jashtëzakonshme për platformën dhe delegacionin ta shtyjnë për një ditë tjetër pasi që është dita e tretë e Epopesë së UÇK.

“Sot është dita e tretë e Epopesë kë ka ndodhë masakra dhe sot mbahet seanca me kërkesë të kryeministrit pa asnjë urgjencë me i zgjidhë çështjet e brendshme për dialog”.

“Kjo është fyerje e atyre viktimave. Nuk ka asnjë kuptim që sot në ditën e tretë të epopesë të mbahet.  Kërkojmë që kryeministri ta tërheqë kërkesën dhe ky debat të vazhdojë një ditë tjetër”.

Fillimisht kjo seancë u ndërpre për një pauzë 15 minutëshe për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, por punimet e Kuvendit nisën pas një ore.

Në rend dite është: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut dhe shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut dhe shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, March 7, 2019

Të ngjashme