Smith ankohet tek BE për dëshmitarët

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Në seancën paragjyqësore të 16 shkurtit, prokurori special Jack Smith mori fjalën në lëndën akt-akuzës e ngritur nga ai ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Më shumë se në krejt seancat mbi statusin e çështjes shefi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar që është amerikan foli në një takim që deri më tash u mbajt sekret, njofton Klan Kosova.

Smith për disa orë më 20 prill bashkëbisedoi me anëtarët e trupës për politikë dhe siguri të Bashkimit Evropian.

Nga BE-ja kanë konfirmuar mbledhin që e quajnë informale e në të cilin sipas evropianëve Jack Smith ofroi rezyme të ngjarjeve që lidhen me ZPS-në bashkë me punën dhe arritjet siç i quajnë në përgjigje.

Përtej kësaj një zyrtar i afërt me takimin i tha Klan Kosovës se Smith kishte disa ankesa të forta apostafat për mbrojtjen e dëshmitarëve për që gjë thirri vendet anëtare të jenë vigjilent

Në ngjarjen e para dy javëve kanë qenë rreptësisht të ndaluar telefonat apo mjetet tjera nga ku mund të nxirreshin informacione.

Një avokat kosovar i akredituar pranë Speciales në Hagë, thotë se prokurori Jack Smith , ska gati asnjë arsye për ankesa sepse Institucionet përgjegjëse në Prishtinë po kryejnë detyrat.

Të ngjashme