Sondazhi i T7: Për Kadri Veselin kryeministër votojnë 76 për qind

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 22:49 | Nga Ekonomia Online

Gjatë emisionit Pressing të Televizionit T7 sonte ishin prezentë dy zyrtarë të lartë të PDK-së përball analistëve ku diskutuan për zgjedhjet e reja parlamentare dhe vizionin e PDK-së për Qeverinë e ardhshme me Kadri Veselin kryeministër.

Në këtë emision, u lansua një sondazh jo përmes rrjeteve sociale por nëpërmjet votimit ditlrekt përmes qytetarëve nëpërmjet telefonatës në numrin zyrtar të vendosur nga televizioni.

Sipas rezultateve finale që i prezantoi gjatë gjithë emisionit, moderatori Leonard Kerquki, nga dhjetëra mijëra qytetarë që kanë votuar, 76 përqind kishin votuar për Kadri Veselin kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Të ngjashme