Sophie Helen bën homazhe te memoriali “Heroinat”

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Kontesha e Wessexit, Sophie Helen, ka bërë homazhe te memoriali “Heroinat” në Prishtinë, raporton EkonomiaOnline.

Helen ka qenë e shoqëruar me Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila është gruaja e parë që doli publikisht dhe pohoi për dhunën seksuale që është ushtruar ndaj saj, nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë..

Gjatë ditës së sotme është mbajtur prezantimi “Hulumtimi Epigjenetikë mbi traumën ndërbrezore në Kosovë”, organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, QKRMT-KRCT.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme