Sot fillon fushata zgjedhore në Istog

Istog | 11 Dhj 2017 | 08:29 | Nga

Në Komunën e Istogut sot nis fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kjo fushatë do të zgjasë 5 ditë, ku dita e shtunë do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa qytetarët do t`u drejtohen kutive të votimin të dielën më 17 dhjetor.

Për këtë komunë garojnë Gani Dreshaj i AAK-së dhe Haki Rugova nga LDK.

Rivotimi në Komunën e Istogut do të mbahet pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa i cili ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së e cila kishte kërkuar anulimin e votave me postë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme