Sot fillon fushata zgjedhore në veri

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Sot nis fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore

Kjo fushatë ë do të zgjasë deri më 17 maj.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka angazhuar 670 komisionarë që do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotimepër zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri që do të mbahen më 19 maj.

Të drejtë vote në Mitrovicën Veriore kanë 22.242 persona, në Leposaviq 18.390, në Zveçan 9.276 dhe në Zubin Potok 8.612.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme