Sot hapen lokalet në veri, ndërhyn ShBA-ja dhe Gjermania

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Që nga sot do të hapen të gjitha dyqanet, pompat e benzinës e barnatoret që ishin të mbyllura për më shumë se 48 orë në komunat veriore të Kosovës.

Këtë vendim e ka marrë shoqata e afaristëve serb të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Shefi i kësaj shoqate Radosh Petroviq që ishte akuzuar nga Kryeministri Haradinaj ”se bashkë me disa të tjerë kanë bërë gati për një krizë humanitare në veri”, ka thënë se përkundër se do të kenë mungesa, do të mundohen që nga e mërkura t’i kthehen normalitetit dhe se shpresojnë që me presion ndërkombëtar të hiqet taksa.

Kanë qenë diplomatë të SHBA-së dhe Gjermanisë që janë kyçur direkt në këtë situatë dhe i kanë kërkuar zyrtarëve të lartë të Serbisë që të heqet orkestrimi i kësaj krize.

LEXONI EDHE:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme