Sot hapet pika e re kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, merr pjesë sot në hapjen e pikës së përbashkët kufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut.

Për hapjen e kësaj pike në Stanqiq-Bellanoc, zv.kryeministri Hoxhaj ka paralajmëruar para disa ditësh përmes një postimi në Facebook, duke thënë se është i lumtur që më në fund po përfundon ky projekt, pas shumë ngecjeve. 

E sot në kalendarin e ngjarjeve ditore është edhe hapja e pikës kufitare në Stanqiq-Bellanoc, në orën 11:00, ku zv.kryeministri pritet të marrë pjesë.

“Pas shumë vitesh stërzgjatje e ngecje, jam i lumtur që pika e përbashkët kufitare Stanqiq-Bellanoc është gati dhe do të hapet këtë fundjavë për qytetarët. Faleminderit Komisionit Shtetëror të Kosovës për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit e institucioneve të tjera për bashkëpunimin dhe Qeverisë maqedonase, që për një vit falë vullnetit politik, ka përfunduar ky projekt, i cili për vite të tëra ishte i bllokuar.”, kishte shkruar Hoxhaj në Facebook. 

Të ngjashme