Sot ishim dëshmitarë si presidentja u zgjodh falë shantazheve e pazareve

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 00:06 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka thënë se sot zgjedhja e Presidentes u bë falë shantazheve, kërcënimeve e pazareve, ku vetëm brenda 24 orëve sipas tij, kryeministri Kurti arriti t’i blejë 4 deputetë.

Ai ka thënë se Kosova si Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre, nga sot u koncentrua në duart e një njeriu, Albin Kurtit i cili pas konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë instaloi në Presidencë marionetën e tij Vjosa Osmani.

“Asnjëherë në historinë tonë të shtetndërtimit nuk ka ndodhur që i gjithë pushteti të jetë në duart e një njeriu dhe kjo është shumë e rrezikshme për demokracinë. Ne si Parti Demokratike e Kosovës, zotohemi se do të jemi opozitë e fuqishme në mbrojtje të demokracisë dhe nuk do të lejojmë që të shkatërrohet ajo që është ndërtuar me gjak dhe sakrificë”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme