Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 08:00 | Nga

Sot nga ora 10:00 fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe Kryesia e Kuvendit.

Mandati i të parit të Kuvendit i takon PAN-it dhe PDK ka njoftuar se kandidat për këtë pozitë do të jetë Kadri Veseli, por kandidatura e tij është kundërshtuar nga dy partitë tjera, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

PAN ka njoftuar se i ka votat për të zgjedhur kryeparlamentarin dhe për ta formuar qeverinë, por dy partitë rivale, kanë deklaruar në vazhdimësi se PAN nuk i ka numrat.

Rendi i ditës së seancës:

  • Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
  • Dhënia e betimit të deputetëve,
  • Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Të ngjashme