Sot mblidhen shtatë komisione parlamentare

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen sot shtatë komisione parlamentare.

Fillimisht do të mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje. Në këtë komision që do të mblidhet në ora 10:00 ku pritet të diskutohet për zhvillimet në Policinë e Kosovës.

Po të njëjtën orë do të mblidhet edhe Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media ku do të miratohet procesverbali i mbledhjes së mbajtur më 29.09.2020.

Në orën 11:00 do të mblidhet Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.Në këtë komision do të raportoj edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

E në orën 13:00 do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion. Në këtë komision është i ftuar edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. 

Do të mblidhet edhe Komisioni për Arsim, Shkencë, teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë si dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Të ngjashme