Sot në Bruksel vazhdon dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 07:58 | Nga

Sot në Bruksel fillon takimi dyditësh mes Kosovës dhe Serbisë, ku palët do të angazhohen për një qasje konstruktive për të përmbushur obligimet që kanë në raport me çështjet e drejtësisë dhe të kodit shtetëror telefonik.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila udhëheq delegacionin kosovar, ka deklaruar një ditë më parë, se zbatimi i marrëveshjeve ka rëndësi qenësore për suksesin e këtij dialogu dhe për këtë arsye Kosova është e përkushtuar për zbatimin e tyre.

Ajo shtoi se dialogu i Brukselit po kontribuon edhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian siç është dëshmuar me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe përfitimet që do t’i vijnë vendit tonë nga kjo marrëveshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme