Sot, përpjekja e tretë për seancat e jashtëzakonshme

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 08:48 | Nga

Gjatë dy ditëve të fundit, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që ta krijojnë kuorumin për mbajtjen e dy seancave të jashtëzakonshme. Njëra e thirrur nga Qeveria, e tjetra e thirrur nga partitë opozitare në vend, shkruan Gazeta Express.

Seanca e opozitës për të debatuar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, pritet të vazhdojë sot, pasi që dje nuk ka arritur të mbahet edhe pas pauzave të dhëna, për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kishte kërkuar koordinim mes grupeve parlamentare.

“Nuk kam mund ta hap seancën, nuk janë 61 deputetë, kjo është arsyeja. Çështja është që nuk po mundemi fare të futemi në seancë dhe çështja e dytë është se grupet parlamentare duhet të koordinohen në mes vete”, tha thënë Veseli.

Ai sqaroi edhe arsyen e seancës për ekipin negociator, ku tha se janë futur me 63 deputet në seancë, por nuk kanë pasur kuorum për ta votuar.

Në fund, nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, kërkoi që seanca të vazhdojë të enjten në ora 10:00, gjë që edhe është vendosur.

Megjithatë, Veseli insistoi në propozimin e tij, duke thënë se do të ishte mirë që të mbahet një mbledhje e kryesisë dhe nëpërmjet një koordinimi të mbahet një seancë e përbashkët në mes pozitës dhe opozitës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme