Sot pritet të arrijë grupi tjetër i afganëve në Kosovë

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë arritur 111 afganë.

Të njëjtit janë vendosur në kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteelit në Ferizaj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot pritet të arrijë edhe grupi tjetër i afganëve.

“Fluturimet e ardhshme priten të ndodhin qysh nesër. Kemi konfirmimet e radhës për aterimet e ardhshme. Është çështje e organizimit të aleatëve tanë sa i takon nisjes së aeroplanëve të tyre për në Kosovë. Numri nuk është përcaktuar saktë…”, u shpreh ai ndër të tjera.

Të ngjashme