Sot publikohet raporti i Progresit për Kosovën

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 08:05 | Nga

Komisioni Evropian sot do ta publikojë Raportin e Progresit për Kosovën. Me këtë rast do të mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn.

Ndërkaq, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova do t’i dorëzojë zyrtarisht Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, kryeparlamentarit, Kadri Veseli si dhe kryeministrit Isa Mustafa.

Raportit vjetor, evidenton përparimet dhe ngecjet, sipas vlerësimeve të zyrtarëve evropian të cilët monitorojnë punën e institucioneve të Kosovës.
Transmetim i drejtpërdrejt i konferencës për shtyp i komesionerit nga Brukseli mbahet në Qendren Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme